Kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në lagjen nr 18 në Korçë, në një lokal, disa shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Pas mbërritjes në vendngjarje të patrullës së Policisë, tre shtetasit A.S, 27 vjeç; A.Xh, 41 vjeç dhe L.M, 40 vjeç, banues në Korçë, kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të rendit, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e situatës dhe për shoqërimin e tyre drejt ambienteve të Komisariatit.

Tre shtetasit e lartpërmendur, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, të kryera në bashkëpunim”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA