8 vjeçarja dhuron kukullat; në ‘Markatën e Lodrave’ për fëmijët që nuk kanë mundësi t’i blejnë

23/06/2019 19:43

Luida sa ka mbaruar klasën e dytë. Pasi aplikoi për të qenë pjesë e ‘Markatës së Lodrave”, që zhvillohet në një qendër tregtare në kryeqytet po koleksionon kukullat, për t’i shitur.

Luida sa ka mbaruar klasën e dytë. Pasi aplikoi për të qenë pjesë e ‘Markatës së Lodrave”, që zhvillohet në një qendër tregtare në kryeqytet po koleksionon kukullat, për t’i shitur.

Në kohën kur doli  filmi “Frozen” me dy motrat, Elsën dhe Anën, bëri shumë bujë. Sot Ludia, vajza 8-vjeçe do të seleksionojë lodrat e saj dhe Elsa, Mbretëresha e Borës, është e para që do të shkojë në kuti.

Vajza thotë se nuk i ka shumë të vështirë që të ndahet nga kjo kukull. “Nuk më vjen shumë keq sepse kam luajtur mjaftueshëm me atë”, thotë Luida. Vogëlushja thotë se tashmë është duke lënë me një anë kukullat dhe se po i drejtohet leximit të librave.

“Po lexoj librin ‘Spiunia që pëlqen drekat e shollës’”, thotë Luida.

8-vjeçarja ka një zemër shumë të ndjeshme. U vesh fustane, u kap flokët shoqeve të saja, si i konsideron ajo kukullat.

“Ka fëmijë që prindërit nuk iu blejnë dot lodra dhe është shumë bukur kur dhuron lodra”, shprehet vogëlushja.

Pasi i vendos në kuti, niset për në “Markatën e Lodrave”. Verën tregon se do ta kalojë në plazh me gjyshërit dhe duke lozur me shoqet tek sheshi afër shtëpisë. Dëshira e saj e madhe është të ketë një vëlla ose motër.

Siç bëjnë kukullat e mia sparkatën, mund të bëj edhe unë.

Është nga të parat që mbërriti në “Markatën e Lodrave”,  që zhvillohet prej pak vitesh në Tiranë. Dhe sigurisht klientët e pare janë fëmijët, që ndoshta mund të kenë shumë lodra në shtëpi, por që prapë do të donin të blinin lodra nga vogëlushja Luidë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA