Finalizohet operacioni antidrogë, “Dhërmiu”, ku janë sekuestruar nga policia 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Dhërmiu”, ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37-vjeçarin nga Tirana A.K.

Është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi A.K, ka gjatë kontrollit fizik nga policia janë gjendur 15 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA