Epilepsia është një sëmundje kronike jo e transmetueshme e trurit që prek njerëzit e të gjitha moshave.

Ndryshe në Shqipëri njihet si sëmundja e tokës. Më shumë se 50 milionë njerëz në mbarë botën kanë epilepsi, duke e bërë atë një nga sëmundjet më të zakonshme neurologjike në nivel global. Afro 80% e njerëzve me epilepsi jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Çka ndikon në kufizimin e marrjes së mjekimit të nevojshëm. Rreziku i vdekjes së parakohshme te njerëzit me epilepsi është deri në tre herë më i lartë se në popullatën e përgjithshme. Sipas statistikave të përgjithshme rreth 1% e popullsisë në të gjitha vendet e botës janë epileptik. Shenjat kryesore të epilepsisë janë krizat e pakontrolluara dhe të menjëhershme.

Pikërisht këto kriza i bëjnë pacientët të ndihen edhe të paragjykuar apo diskriminuar nga shoqëria. Ndonëse epilepsia është një sëmundje normale, solidariteti ndaj pacientëve mungon. Në trajtimin e kësaj sëmundje medikamentet zënë pjesë më të madhe të terapisë kuruese. Megjithatë ka dhe shumë raste që duhet të kalojnë në sallën e kirurgjisë.

Por nga se shkaktohet epilepsia?

Si bëhet trajtimi i duhur tek pacienti?

Po kirurgjia si kryhet?

Dieta e shëndetshme dhe mënyra e jetesës për pacientët epileptik.

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA