Departamenti Amerikan i Shtetit raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, e në një kapitull të veçantë, aty u analizua edhe Shqipëria.

Problemet e theksuara, janë të ngjashme me ato të raporteve të mëhershme. Raporti sërish nënvizon se Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit.

Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Në dokument theksohet se qeveria legalizoi 105 ndërtesa, pronë e grupeve fetare gjatë vitit 2018, ndërsa është në shqyrtim statusi i 68 pronave të tjera. nga ana tjetër citohet Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) që njoftonte se janë hedhur poshtë 17 kërkesa për titullarë pronash, gjë që u dha mundësi paraqitësve të kërkesave t’i dërgojnë lëndët në gjykatë.

Drejtuesit e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë (VUSH) kanë vazhduar të ankohen lidhur me sigurimin e truallit për ngritjen e faltoreve dhe probleme me tarifat e qeverive komunale. Bektashinjtë dhe Komuniteti Islamik i Shqipërisë, raportuan vështirësi në përcaktimin e titullarëve në prona të caktuara.

Kisha Ortodokse u ankua për probleme në sigurimin e pronësisë mbi kishat e manastiret që nga qeveria konsiderohen si trashëgimi kulturore. Raporti kujton se zyrtarët e ambasadës amerikane u kërkuan sërish zyrtarëve qeveritarë që të përshpejtojnë procesin e shqyrtimit të kërkesave për pronat dhe t’u kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste.

Ambasada ndërkohë ka ofruar edhe vete mbështetje teknike në hartimin e manualit për mësuesit për të mësuar për besimin në shkollat publike dhe private si dhe në programet për nxitjen e respektimit për llojllojshmërinë fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA