Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur të largojë komisionet zgjedhore nga ambientet ku ka patur incidente dhe përplasje me bashkitë e djathta.
Duke lëvizur komisionet nga ambientet që janë pronë e bashkive të djathta për të shmangur përplasjet. Me katër vota pro, dhe me votën kundër të kryetarit Klement Zguri, KQZ- ja vendosi që KZAZ numër 11 në Kukës ta zhvendosi nga ambientet e palestrës së një shkolle, në ato të një hoteli.
“Unë jam kundër gjithsesi KQZ vendosi”, tha Zguri ndërsa lajmëroi vendimin.
E ndërsa opozita vijon të këmbënguli se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje , për të shmangur për bllokim të procesit KQZ ka ndryshuar edhe vendndodhjen e disa qendrave votimi.
Gjatë javës që lamë pas, në disa KZAZ të vendit, të cilat drejtohen nga opozita, si ato në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kavajë, ka patur përplasje, pasi kryebashkiakët kanë kërkuar lirimin e godinave të KZAZ- ve duke thënë se njohin dekretin e presidentit, sipas të cilit nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Në këto bashki ka patur edhe përplasje dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Në Shkodër, Klos, Burrel, materialet zgjedhore janë dëmtuar nga protestuesit, ndërsa dhjetëra policë bashkiakë apo punonjës të bashkive, janë në ndjekje penale për këtë arsye.
Top Channel