Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” për ish-deputetin Bardh Spahia, i akuzuar për ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e së martës, ku u sulmua shkolla “Shejnaze Juka”, e përcaktuar si KZAZ numër 3.

Seanca gjyqësore e zhvilluar me dyer të mbyllura, u shoqërua me masa të rrepta sigurie për shkak se dhjetëra simpatizant të Partisë Demokratike dhe ish deputet ishin mbledhur jashtë ambjenteve të gjykatës në mbështetje të Spahisë.

Prokuroria e akuzoi ish deputetin e Shkodrës, për mos bindje ndaj urdhrit të policisë, teksa pala mbrojtëse paraqiti argumentat e saj duke pretenduar se ndalimi i tij ishte i paligjshëm.

Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa në përfundim të gjyqit, i deleguari i partisë Demokratike, në Qarkun e Shkodrës, Flamur Noka lëshoi akuza ndaj policisë së shtetit dhe kryeministrit Rama.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë edhe për të arrestuarit e tjerë. Për dy policët bashkiak , Alfred Nikollin dhe Gentian Bytyçin, u vendos “arrest me 30 ditë burg”, “arrest shtëpie” për shtetasit Adi Garuci dhe Aleks Ndoj, ndërsa për të miturin Orlando Thepi masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA