Vodhën sasi eurosh në një banesë, ndalohet 22 vjeçari dhe procedohet 17 vjeçarja
21/06/2019 11:26
Një 22 vjeçar në fshatin Lybeshë të Beratit është ndaluar nga policia, ndërsa një 17 vjeçare banuese në Ullinjas është proceduar në gjendje të lirë. Dy të rinjtë dyshohet në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e shtetasit E.Z, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të punës për evidentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, zbardhjen si dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit bënë ndalimin e shtetasit E.Ç, 22 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen Xh.Z, 17 vjeçe, banuese në Ullinjas, Berat.
Top Channel