Axion zbulon operacionin e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit: 10 milionë fuçi naftë në ditë drejt tregjeve globale, korridori sekret… 20/08 10:55
Gjatë intervistës për “Top Talk”, deputeti i PS-së Ervin Bushati tha se sfida e mazhorancës nuk është opozita, por të bindë qytetarët se socialistët janë zgjedhja më e mirë.
Ai shkoi më tej kur theksoi se zgjedhja më e mirë për Tiranën është Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si kryeshërbëtori i qytetit dhe kandidat i ardhshëm për Kryeministër.
Kjo është hera e parë që një zyrtar socialist artikulon publikisht se pasardhësi i Edi Ramës në krye të qeverisë do të jetë Erion Veliaj.
Ervin Bushati është deputet i Qarkut Tiranë dhe Sekretar i Grupit Parlamentar të PS-së.
Top Channel