Policia ka ndaluar një nga personat e shpallur në kërkim, si i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë.

Bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, policia kapi E.D., 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

NJoftimi i plotë

Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E.D., 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA