Do të startojë sot në 22:00 me orën shqiptare, Kupa e Kombeve të Afrikës, turneu më i rëndësishëm i futbollit në kontinentin e zi që do të impenjojë 24 përfaqësueset finaliste në një turne emocionues.

Edicioni i 32 i kupës së Afrikës do të zhvillohet në Egjipt, dhe në përballjen e parë, ekipi vendas që është dhe favoriti kryesor, do të presë Zimbavuen në stadiumin kombëtar të Kajros.

Me lojtarë të kalibrit botëror si Mohamed Salah, Sadio Mane’, Igalo, Niang apo talenti i Ajaksit, Zieh, turneu i kësaj vere premton shkëndija dhe festë unike në shkallët e impianteve. Të  gjitha parashikimet e vendosin vendin organizator si atë më të kuotuarin për të rrëmbyer trofeun.

Egjipti me 16 gola në fushatën kualifikuese, do të duhet të llogarisë gjithashtu rivalë të vështirë si Senegali, Nigeria, po Bregu i Fildishtë. Por ka nga ata që vënë bast se surpriza më e madhe e kupës së kombeve të Afrikës do të jetë dikush tjetër.

Me dyshen unike Seedorf dhe Klajvert në pankinë, Kameruni ka vuajtur për të marrë rezultate së fundmi por loja ka ardhur duke u përmirësuar dhe ekipi synon finalen e madhe të Kajros në 19 Korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA