Ndryshon masa e sigurisë për Florenc Hoxhën, ish-kryepolici i Tiranës në ‘arrest shtëpie’
21/06/2019 13:03
Gjykata e Apelit ka vendosur sot të ndryshojë masën e sigurisë për Florenc Hoxhën, ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor. Hoxha u arrestua menjëherë pas protestës së 16 shkurtit, e para protestë e opozitës pas publikimit në Zërin e Amerikës të materialeve nga dosja 339.
Përveç Hoxhës, masa e sigurisë ka ndryshuar edhe për tre protestues të tjerë, midis tyre edhe për Saimir Rexhepin, i njohur ndryshe si “Ujku i Cërrikut”.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për: “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “goditje për shkak të detyrës”, “shkatërrim prone” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Top Channel