Dhurata e parë e merkatos për trajnerin e ri të Juventus, do të jetë një futbollist francez. kampionët e futbollit italian kanë arritur të bindin mesfushorin transalpin Adrien Rabio’ për ta sjellë në Torino në një eksperiencë të re, që vetë protagonisti shpreson se do të jetë më e mirë se ajo e sezonit të fundit me Paris Sën Zhermenin.
24 vjeçari në skadencë kontrate me kampionët e Francës, akord i cili ka vetëm pak ditë të mbetura, do të vijë me parametër zero dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm ëpr teknikun e ri të bardhezinjve.
Ashtu si uellsiani Aron Ramsi që erdhi falas nga Arsenali, Rabio’ konsiderohet një zgjedhje e parë e formacionit edhe pse konkurrenca te Juventus do të jetë e ashpër.
Francezi Rabio’ pritet të marrë 10 milionë Euro në total nga akordi me torinezët, 7 nga kontrata dhe 3 të tjerë bonuse të majme që e bindën për tu larguar nga Paris Sën Zhermen.
Top Channel