Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Burimet zyrtare raportojnë se kanë proceduar penalisht 2 persona për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.

Konkretisht janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit P. P., 51 vjeç dhe  M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P., dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P., ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta  që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojërave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundraligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.

Top Channel