Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) njofton se ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për “Maturën Shtetërore 2019”, ku morën pjesë 36,134 maturantë.

Kliko për të parë notën -> LISTA

Nga rezultatet e publikuara rezulton se 3.29 % janë ngelës dhe 96.71% janë kalues.

Në njoftim bëhet me dije se rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH) për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”.

Ndërkohë, ditën e hënë datë 24 Qershor, 2019 do të zhvillohet edhe provimi i fundit i maturës shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, duke mbyllur kështu edhe ciklin e Maturës Shtetërore 2019. Në provimin e lëndës me zgjedhje do të marrin pjesë 36,220 maturantë.

Top Channel