Lista e barnave të rimbursueshme jo vetëm që është vonuar në kohë por po hartohet në fshehtësi të plotë. Ajo tashmë ka marrë miratimin e komisionit teknik dhe pritet që të marrë miratimin e Ministres së Shëndetësisë, për të kaluar më pas në mbledhje qeverie.
Ndonëse u është kërkuar kompanive farmaceutike të ulin çmimet ata nuk janë informuar në lidhje me kriteret që janë respektuar për futjen e baranve të reja në listë, por dikush është favorizuar e dikush tjetër është penalizuar.
Për këtë shoqata e përfaqësive faramceutike ka kërkuar takim me Ministren e Shëndetësisë që në datën 13 qershor, për t’u informuar mbi kriteret dhe procedurat që janë ndjekur, për listën e re të barnave të rimbursueshme.
Por deri më sot nuk kanë asnjë përgjigje. Ndërkohë një tjetër letër i është dërguar si Ministres së Shëndetësisë edhe Ministrises së Financave nga disa subjekte të cilat përfaqësohen nga avokati i tyre të cilët janë të shqetësuar për heqjen e disa barnave nga lista me të padrejtë dhe futjen e një tjetër bari, duke favorizuar kompani të ndryshme.
Sipas përfaqësuesit ligjor marrëveshja koinfidenciale siç njihet ndryshe MEA në këtë rast nuk është përdorur për të krijuar mbërritjen më të shpejtë tek pacienti të barnave inovative, por zgjatje të panevojshme dhe shumë të kushtueshme të alternativave ekzistuese të cilave u ka përfunduar periudha e mbrojtjes si patentë origjinatore.
Gjithsesi në listën e re 2019 janë futur 9 barna të reja dhe 5 formë doza të reja. Burime të Top Channel thonë se në listën e barnave me rimbursim janë futur barna të shtrenjtë, për përdorim spitalor të cilat deri më tani janë futur nëpërmjet tenderave.
Po të njëjta burime thonë se edhe pse ka barna të shtrenjtë nuk do të ketë rritje të fondit. Dhe për këtë pritet që të ndodhë skema e një viti më parë ku mjekët e familjeve u vunë në presion duke u gjobitur nëse përshkruanin në receta, barna me rimbursim, duke tejkaluar fondin limit.
Madje shumë pacienetë dolën nga skema e rimbursimit për barna që më parë i kishin marrë me rimburism pacientë siç ndodhi me holluesin e gjakut tek pacientët kardiake.
Top Channel iu drejtua zyrtarisht Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, për të mësuar kriteret që janë respektuar këtë vit.
Dhe vetëm pas 10 ditësh SHPF përgjigjet duke siguruar kriteret e përgjithshme por që në fakt nuk janë respektuar për hartimin e listës së re. Pasi mos respektimi i kritereve ka detyruar përfaqësitë të kërkojnë takim me Ministren e Shëndetësisë.
Top Channel