Hiqet dorë nga rikonstruksioni i San Siros/ Milan e Inter me stadium të ri

21/06/2019 19:34

Romantikët e futbollit italian dhe në veçanti ata që gjithë jetën kanë qenë tifozë të Milanit dhe Interit do të duhet të mendojnë për një tjetër tempull për ekipet e futbollit të Milanos.

Dy gjigantë e serisë A kanë rënë dakord për stadiumin e ri, duke hedhur poshtë hipotezat e rikonstruksionit të San Siros e duke përqafuar idenë për një impiant të ri modern me vlerë 700 milionë Euro.

Pavarësisht protestave të nostalgjikëve për atë që cilësohet si Teatri La Skala i futbollit italian, dy klubet e pasura do të paraqesin projektin ambicioz në Komunën e Milanos, për ta finalizuar brenda vitit 2023. Milan dhe Inter po punojnë si rrallëherë së bashku për projektin e stadiumit të ri dhe planin urbanistik të zonës. Kostoja totale do të jetë e lartë por do të ketë fitime të shpejta përmes dhjetëra faciliteteve në impiant.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, stadiumi aktual San Siro do të shembet në pak muaj, dhe në krah të tij pranë parkimit, do të ndërtohet impianti i ri pjesërisht nën nivelin e rrugës. Zona që do të rikualifikohet pas shembjes së stadiumit San Siro, do të organizohet nga Komuna e Milanos në një mënyrë alternative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA