Futbolli është një lojë që duhet të bashkojë popujt por duket se edhe loja më popullore e planetit po përdoret nga serbët e veriut të Kosovës për të krijuar probleme.

Të shtyrë nga drejtuesit e federatës dhe të ndikuar politikisht nga beogradi, zyrtarët e ekipeve të Veriut të Kosovës janë impenjuar në një futboll ilegal me ndeshje anonime, duke sjellë dhe reagimin e FFK.

Klubi ‘Trepça’ nga Mitrovica e Veriut, i cili udhëhiqet nga Milan Radojçic, person ky i lidhur me krimin e organizuar dhe që është në kërkim nga Policia e Kosovës, si i dyshuar në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic, është ngjitur në një rang më të lartë të garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë.

‘FK Trepca’ është futur në nivelin e tretë të garave në Serbi, dicka e cila është në shkelje me statutin e FFK.

Kosova e Futbollit e cilëson këtë një mashtrim dhe nxitje të problemeve për popullatën në veri të vendit. FFK do ta shqyrtojë këtë çështje me organet e UEFA-s dhe do të kërkojë sqarim edhe nga Federata e Futbollit e Serbisë, pasi homologëve me seli në Beograd, nuk i lejohet të organizojnë gara në territorin e një vendi tjetër anëtar të UEFA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA