Delegacioni i BE-së në Shqipëri i bëri thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t’u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave.
Deklarata e BE-se erdhi pak orë para fillimit të protestës së opozitës. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ambasadorja gjermane e akredituar në Shqipëri Shultz, e cila i bën thirrje me forcë të gjitha palëve të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.
Ambasadorja gjermane u shpreh në një interviste dhënë për DW-së, duhet ndërtuar një sistemi solid zgjedhor me mirëkuptimin e palëve. Ajo u shpreh se,
“Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.
Ambasadorja bën thirrje që ” Shqipëria të mos humbasë kohë në ngritjen e institucioneve të reformuara të drejtësisë. Shulz shprehet se edhe se, Prej organizatorëve te protestës së të premtes pret që të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore. \
Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike. Edhe ne deklaratën e BE-se dënohet dhuna, ne te thuhet se, Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen.
Top Channel