Shfaqja “Kopraci” që prej rreth 1 viti është pjesë e repertorit të teatrit “Andon Zako Ҫajupi” të Korҫës, po ashtu edhe në Tiranë.
Ajo është dhënë për të gjithë publikun, të rritur e të vegjël por tashmë do të mund të jepet edhe për ato gra dhe vajza të cilat janë duke vuajtur dënimin e tyre në burgje. Me mbështetjen e drejtorit të burgut të Drenovës, disa nga të burgosurat e këtij burgu do të kenë mundësi që së bashku me familjarët e tyre të ndjekin shfaqjen këtë të shtunë në skenën e teatrit.
Po ashtu edhe disa të burgosura nga burgu i grave në Tiranë do të jenë të pranishme për të kaluar një ditë argëtuese. Kjo është një shfaqje e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave edhe për faktin se luan një nga aktorët më të vjetër të teatrit, Koҫo Qëndro, 93 vjeҫar.
“Kopraci” është një nga kryeveprat botërore të Molierit, e cila i trajton ngjarjet në kuadrin e dramës dhe komedisë. Mesazhi kryesor i saj është që njeriu të mos tundohet dhe të mos transformohet nga paraja.
Top Channel