Një kamerier në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme nga klienti i lokalit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas sherrit për motive të dobëta, që ka shpërthyer mes shtetasit L. A., 34 vjeç, banues në Vlorë dhe kamerierit 22 vjeç.
Pas ngjarjes, i riu i është drejtuar policisë për ndihmë. Ai ka thënë se një klient e ka kërcënuar për jetën me armë zjarri, duke iu dhënë uniformave blu edhe gjeneralitetet e kanosësit. Pas marrjes së dëshmisë, policia shkoi në banesën e 34-vjeçarit për ta arrestuar, por nuk e gjeti. Për pasojë, L.A., është në kërkim dhe po punohet për kapjen shtetasit L.A.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Top Channel