“I gjithë lidershipi i partisë duhet të jetojë nga sot e tutje me…”, Rama porosi të qartë për fitimin e zgjedhjeve: Makineria jonë elektorale duhet të bëjë transformim jetik 30/07 18:02
Kryeministri Edi Rama ka shmangur aksin kryesor Lezhë-Shkodër, pasi në kryqëzimin e Dajçit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i protestuesve të opozitës. Top Channel mëson se Rama ka zgjedhur një rrugë dytësore për kaluar Lezhën.
Aktualisht, kryeministri Rama ndodhet në bashkinë e Vaut të Dejës, ku po prezanton kandidatin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga Presidenti i Republikës).
Rama do të zhvillojë takim elektoral edhe në Shkodër, por kryebashkiakja Voltana Ademi nuk pranoi të firmoste lejen, pasi ka njohur dekretin e Ilir Metës.
Bllokohet rruga, Rama pritet me protesta në Shkodër
Top Channel