Pasditen e sotme, Kryeministri Edi Rama tha se do të zhvillojë miting në qytetin e Shkodrës, por disa anti-mitingdashës, po përpiqen që ta ndalojnë.
“Tani sot kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër. Për herë të parë, që nga viti 1991, që kur kemi nisur fushatë elektorale, rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i anti-mitingashëve. Ka pasur konsensus mes forcave politike që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit. Enveristët fanatikë të ’91, që përpiqeshin në grahmat e fundit t’i zini rrugën të sapolindur të Partisë Demokratike, sot rishfaqet në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe sensin e emisionit për të cilin lindi dhe që rrogëtarët e paguar nga taksat në nivelin vendor, po i përdor njësoj siç përdorte asaj kohe partia e vjetër e punës; disa falanga njerëzish pa të ardhme.
Tani ajo që është e trishtueshme në këtë histori, është fakti që kjo përpjekje nuk ka as shumicë e shqiptareve dhe asnjë mik dhe partner ndërkombëtar në krah, por përkundrazi si shumica dërrmuese e shqiptarëve, janë kundër gjithë kësaj që ndodh. Pjesa e trishtueshme e kësaj nistore është pjesa e njerëzve të përdorur që po shkelin ligjin. Jeta vazhdon edhe pa 30 qershorit dhe 30 qershorit, do të jetë dita e zgjedhjeve duan apo s’duan. Sidoqoftë, ajo që na takon,është ç’ka i takon kujtdo që është me të drejtën”, tha Kryeministri.
Top Channel