Paralajmërimi në Top Talk, i Fatbardh Kadillit: Protesta e së premtes, mbart të dy opsionet, forcën dhe qetësinë

20/06/2019 16:23

Zhvillimet e fundit politike mund të sjellin edhe një protestë të dhunshme të premten mbrëma kur është parashikuar edhe protesta e radhës e opozitës.

I ftuar në studion e “Top Talk”, ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli, u pyet pikërisht për atë që pritet të ndodhë në tubimin e radhës së opozitës jashtëparlamentare.

Por për të nuk mund të parashikohet se çfarë mund të ndodhë.

“Protesta është masiviteti, rezistenca dhe ndershmëria në kauzë. Njerëzit dalin në protestë për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Përballë një pushteti agresiv ka edhe gabime, ka edhe reagime spontante të njerëzve që nuk dinë a do të të kenë bukë për të ngrënë të nesërmen. Është shumë e vështirë për të menaxhuar dhjetëra mijëra njerëz.Çdo moment proteste i ka të dyja fibrat brenda. Duhet të jemi të sinqertë. Nuk e ndaj dot fibrën e forcës me atë paqësore”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA