Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin elektoral me mbështetësit e Partisë Socialiste, 150 metra më larg janë mbështetësit e opozitës në Shkodër që po protestojnë dhe që drejtohen nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Në hyrje fjalës së tij, Rama shmangu komentet mbi protestuesit, por nuk la pa komentuar kryebashkiaken Ademi, të cilën e konsideroi si një nga drejtueset më të paafta në historinë e bashkive të Shqipërisë.

  Voltana Ademi i bashkohet protestës: Nuk lejojmë kriminelin Rama të uzurpojë qytetin

Rama theksoi gjithashtu se “zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të shtyhen dhe nuk mund të vihen në dyshim.“

Përpara se të niste takimi i Ramës, protestuesit u përplasën me policinë në përpjekje për të penguar organizimin e PS. Policia përdori edhe gaz lotsjellës për të zbrapsur mbështetësit e opozitës.

  Foto nga tensioni në Shkodër, gaz lotsjellës dhe gurë në përplasjen protestues-polici

Top Channel