
27/04 23:00
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji është një ndër lojtarët nën vëzhgimin e Milanit, për sezonin e ardhshëm.
Gjithsesi klubi i tij aktual Breshia, ka plane të tjera për të, duke u përpjekur që ta bëjë pjesë të një shkëmbimi me Palermon, për Slobodan Rajkovic.
Një ngërç në momentin më të mirë të tij, që me sa duket po bllokohet nga mosmarrëveshjet e menaxherit të tij Gufredi dhe presidenti të klubit Celino, i cili duket t’i ketë kërkuar edhe të heqë dorë nga menaxheri i tij lojtarit kuqezi.
Top Channel