Vënia e flakëve në disa KZAZ materialeve zgjedhore, përfshi përplasjet e forta me policinë, prodhuar pas çdekretimit nga presidenti Ilir Meta të datës së zgjedhjeve, nuk e kanë lëkundur qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të vijuar rrugën zgjedhore drejt 30 Qershorit.

“Mbase plani është për të përsëritur 2 prillin sot pasdite. Asgjë nuk ka ndryshuar në qasje dhe vizion në kokën e atij që është lideri suprem i PD. Ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit, por që e ka humbur të drejtën të jetë në atë zyrë. 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve, duan apo s’duan.”, tha Rama.

Ngjarjet në këto KZA, kryeministri nga foltorja e Parlamentit ia gjeti ngjashmërinë në historinë e Shqipërisë së viteve 1915 dhe Afganistanin.

Antishteti mund ta gjunjëzonte përpjekjen për të bërë shtet në kohën e Haxhi Qamilit, por nuk e gjunjëzon dot Shqipërinë, anëtare të NATO-s. Ajo çfarë ndodh sot në shkolla, ndodh në Afganistan. Talebanët kanë ndërmarrë të njëjtën orvajtje për të penguar pikërisht zgjedhjet në Afganistan”, tha Rama.

Kryeministri shkoi përtej deklaratës së djeshme të OSBE, ku kërkohej vënia përpara përgjegjësisë e shkatërruesve të KZAZ-ve.

“Komuniteti ndërkombëtar jo 99%, por 100% në krah të popullit shqiptar për të garantuar të drejtën e zgjedhjeve”, tha ai.

Letrës shqetësuese të presidentit Ilir Meta në adresë të drejtorisë së burgjeve, kryeministri Rama i dha një qasje krejt tjetër madje edhe akuzuese për liderët e opozitës dhe vetë presidentin.

“Përpara 2 ditësh, që njerëz që lehtësisht mund të verifikohen me katërshen kundra zgjedhjeve kanë komunmikuar me persona në burgje për t’i bërë pjesë të revolucionit”, tha Rama.

Për përgjimet më të fundit të Bild kryeministri tha: “Pse nuk u hetuan, pse nuk ka ka asnjë kapje në flagrancë. Do t’u kërkoj gjykatave gjermane të zbardhin tërësisht të vërtetën”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA