Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeopozitarit Lulzim basha. Në një reagim të shkurtër, Lleshaj shkruan se “Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj.”
Ai thotë për kreun e PD-së se është thjesht një i pandehur i shumëfishtë.
“Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin”, shkruan Lleshaj.
Partia Demokratike ka kritikuar ashpër vendimin e Policisë për të shpallur në kërkim dhe më pas për të arrestuar ish-deputetin Bardh Spahia, i cili ishte i pranishëm në protestën e dy ditëve më parë në Shkodër ku u dogjën disa materiale zgjedhore.
Top Channel