Në përgjimet e publikuara nga BILD është edhe një bisedë mes Ymer lalës dhe nipit të tij të cilët flasin të shqetësuar për një investigim të realizuar nga Fiks Fare ku tregohet shitblerja e votës.
Ndërsa kjo është kronika investigative e Fiks Fare transmetuar më 12 shtator të vitit 2016. Gazetarët e Fiksit kanë shkuar në një farmaci, e cila i përket familjarëve të kandidatit socialist të Peshkopisë dhe bisedojnë për shitblerjen e votave.
Ky investigim i transmetuar menjëherë pas zgjedhjeve mund të ishte marrë si provë nga prokurori i dosjes së Dibrës, i cili kishte indicie të mjaftueshme për të hetuar krimet elektorale në zgjedhjet e parakohshme në Dibër.
Një investigim të ngjashëm Fiks Fare realizoi edhe me zgjedhjet e parakohshme në Korçë. Por në asnjë rast prokurori që kishte në dorë dosjen e cila sot po përdoret politikisht për të rrëzuar qeverinë, nuk u interesua për të ndjekur, marrë në pyetje apo për të zbardhur skemën e blerjes së votave.
Top Channel