Stadiumi Kamp Nou 6 vjet më parë u elektrizua në prezantimin e një prej futbollistëve më premtues të dekadës, një sulmues për të cilin u shpenzuan miliona dhe që pritej të garantonte gola dhe spektakël.

Por braziliani Nejmar nuk respektoi sa duhet kontratën me katalanasit duke u arratisur te Paris Sën Zhermen mes polemikave, e duke hapur madje gjyqe pa fund ndaj klubit të tij. Sot i njëjti personazh, kërkon të bëjë të pamundurën për të riveshur fanelën blaugrana.

Lojtarët e skuadrës kampione të Spanjës kanë dhënë Ok për rikthimin e futbollistit, pavarësisht problemeve të shumta që i shkaktoi ekipit dhe milionave që i mori përmes skuadrës së tij ligjore. Paris Sën Zhermen e pagoi Nejmar 222 milionë Euro ndërsa shpresoi se me të do të vinte duart te Champions.

Por Europa që vlen mbeti mision i pamundur për parizienët ndërsa Nejmar vuajti skandal pas skandali, deri në akuzën e fundit për ngacmime seksuale. Tani hierarkia drejtuese e Barcelonës është pro rikthimit të brazilianit, sigurisht me një cmim të përgjysmuar.

Katalanasit do të japin 100 milionë Euro dhe 3 futbollistë që nuk i konsiderojën titullarë, Umtiti’, Rakitic dhe Dembele’. Mbetet për tu parë sesi do të shkojnë tratativat, por nëse kjo marrëveshje do të finalizohet sic shpresojnë në të dy kampet, rikthimi i Nejmar te Barcelona mund të cilësohet si goditja më e bujshme e kësaj merkatoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA