Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, ka reaguar pas përgjimeve të gazetës “Bild” të publikuara mbrëmjen e kaluar për “dosjen 184” për zgjedhjet në Dibër, pasi emri i tij u shfaq në bisedë me shefin e Policisë së Dibrës.

Deputeti i PS-së, i premtonte atij ngritje në detyrë. Me një shënim në “Facebook”, Qefalia përgjimet e “Bild” i cilëson si xhevahire Dibre duke shtuar se ai kishte komunikuar me një shok fëmijërie dhe një ushtarak karriere.

“Xhevahire nga Dibra !Se lloqe Kavaje nuk shkon!Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak , oficer kariere!!!

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”-shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA