3 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia në Lezhë, pasi u kapën me armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura.
Kështu u arrestuan shtetasit: B.M., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek unaza e qytetit Rubik, Mirditë në automjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë me kafe kokërr, me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues.
M.L.,38 vjeç,banues në Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas kishte vjedhur në banesën e marrë për pushime , të shtetasit M.F.,Shengjin.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kurbinit, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte armë zjarri ,kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin N.N.,50 vjec, banues në Kurbin.
Njoftimi
Lezhë
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Sekuestrohen armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura.
Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B.M., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek unaza e qytetit Rubik, Mirditë në automjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë me kafe kokërr, me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë,për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” ,”Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”parashikuar nga nenet 172,180 dhe 143/a/1 të Kodit Penal.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kurbinit, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte armë zjarri ,kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin N.N.,50 vjec, banues në Kurbin
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Shullaz, Kurbin, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e proves materiale një armë zjarri tip “Pushkë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal
– Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Lezhës, bënë arrestimin në flagrancë te shtetasit:
M.L.,38 vjeç,banues në Kosovë
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas kishte vjedhur në banesën e marrë për pushime , të shtetasit M.F.,Shengjin
Gjatë kontrollit fizik të tij dhe të mjetit që drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një televizor “Plazma” dhe sende të tjera.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”
Top Channel