Protesta u ka kushtuar studentëve disa javë pushimi më pak. Orët e pazhvilluara mësimore gjatë kohëzgjatjes dy mujore të protestës janë zëvendësuar këtë periudhë, si rrjedhojë sezoni i provimeve është shtyrë.

Për shkak të zgjatjes së protestës, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës mori vendimin për zëvendësimin e orëve të parealizuara, pasi procesi mësimor nuk ishte zhvilluar normalisht.

Më 11 janar rektorati i UT-së nisi plani për marrjen e masave që të garantohej plotësimi i programit për këtë vit akademik. Bazuar në rregulloret e brendshme të Fakulteteve, disa shfrytëzuan fundjavat duke bërë mësim pa pushim, ndërsa disa të tjerë muajt e verës si Fakulteti Ekonomisë apo i Gazetarisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA