Edhe pse ishte lajmëruar nga Bashkia e Prrenjasit për lirimin e ambienteve të shkollës nga materialet zgjedhore, duket se vendimi është tërhequr.
Sipas një tjetër vendimi thuhet se Bashkia e Prrenjasit do të lirojë KZAZ-në nesër pasi pret përforcime nga rrethet e tjera.
Ndërkohë ishin marrë të gjitha masat në KZAZ Prrenjas për të mos lejuar prekjen e materialeve zgjedhore. Ndërsa në Cërrik në KZAZ-në 46 raportohet se situata është e qetë.
Ndërkohë në Mirditë, Gjon Ndoj kandidat i pavarur për bashkinë është tërhequr nga gara kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet.
Ndoj në një video të publikuar ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet farsës së këtyre zgjedhjeve duke u kërkuar të gjithë mbështetësve të tij të mos dalin për të votuar në 30 qershor.
Në video ai tregon arsyet e tërheqjes duke theksuar se kur të ketë një garë të rregullt ai do të jetë pjesë e saj.
NJOFTIM JU LUTEM NDIQENI DERI NE FUND
Posted by Gjon Ndoj – Faqja Zyrtare on Wednesday, June 19, 2019
Top Channel