24/11 21:11
Kopshtet dhe shkollat kanë mbaruar dhe shqetësimi ynë është se si t’i bëjmë fëmijët të luajnë sa më pak me “smartphone”.
Ndër aktivitetet e shumta që mund të zgjidhni për fëmijët tuaj, emisioni “Në shtëpinë tonë” do ju sugjerojë karatenë.
Ky sport jo vetëm i mban në formë dhe të angazhuar fëmijët tuaj, por edhe i zhvillon karakterin, i mëson me disiplinë dhe durim.
Ne kemi ndjekur një ditë nga stërvitja e tyre në ambientet e Liqenit Artificial të Tiranës. Për më tepër ndiqni videon.
Top Channel