Në një kohë kur misioni afatgjatë i OSBE ODIHR ndodhet në Shqipëri për të monituar zgjedhjet e 30 Qershorit, presidenti Ilir Meta përmes një letre dërguar kryesuesit të OSBE-s Miroslav Lajcak dhe presidentit të OSBE George Tsereteli, ku indirekt u dërgon mesazhin se puna e vëzhguese të tyre, mund të shkoj dëm. Kjo letër nis me sqarimin se zgjedhjet e 30 qershorit janë c’dekretuar.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor. Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.”, thotë Meta.

Presidenti Ilir Meta shpjegon në letër pasojat nëse mbahen zgjedhjet.

Procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të përkeqësojnë krizën në Shqipëri”, thotë ai.

Sakaq Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri.

“Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor” thuhet në deklaratë.

“Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, theksohet në deklaratë përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar.

Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.”, vazhdon më tej deklarata.

“Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës” thotë prezenca e OSBEs.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA