“Lufta për KZAZ”/ Përplasje edhe në Skrapar – VIDEO
19/06/2019 12:02
Tensione për lirimin e hapësirave që do të përdoren nga KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit ka pasur edhe në Skrapar, ku pushteti lokal drejtohet nga LSI.
Mbështetës të opozitës janë përpjekur të futen brenda ambienteve të KZAZ, por kanë hasur në kundërshtinë e forcave të policisë.
Për rreth 1 orë përfaqësues të opozitës janë konfrontuar me policinë, në përpjekje për të hyrë brenda ambienteve të KZAZ-së. Burimet në vendngjarje konfirmojnë se nuk ka pasur të lënduar dhe se turma ka thyer xhamat e KZAZ.
Forca të shumta të policisë dhe FNSH-së ka shpërndarë turmën e mbledhur përpara KZAZ Skrapar.
https://youtu.be/dxuBCgRWuEU
Top Channel