Gjermania, Franca e Spanja nënshkruajnë marrëveshjen për avionin luftarak evropian

19/06/2019 17:59

Gjermania, Franca dhe Spanja nënshkruan marrëveshjen për një avion luftarak evropian të brezit të ardhshëm.

Firmën e vendosën Ministrat e Mbrojtjes të secilit vend, me praninë e Presidentit francez Emmanuel Macron në spektaklin “Paris Air Show” në “Le Bourget”, në veri të kryeqytetit francez.

Marrëveshja përmban gjithashtu një sistem kundër ajror të përbashkët, që mund të kontrollojë edhe dronët e satelitët.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula Von Der Leyen e quajti këtë një “ditë të madhe për bashkimin evropian të mbrojtjes”.

Sistemi i ardhshëm i luftimit në ajër (Future Combat Air Sistem (FCAS)) pritet të vihet në funksion brenda më pak se 20 vjetësh.

Von Der Leyen konfirmoi se ai do të jetë gati deri në vitin 2040. Deri tani, me programin nuk është bashkuar asnjë vend tjetër, me gjithë inkurajimin nga zyra e Macronit.

Qeveritë franceze dhe gjermane llogarisin se do të investojnë në avionin luftarak deri në vitin 2025, fillimisht 4 miliardë euro (4.5 miliardë $).

Partia opozitare gjermane “E Majta” i kritikoi këto plane, duke i etiketuar si “licensë për të shtypur para” për prodhuesit e armëve. Avionët luftarakë mund të përfshijnë edhe teknologji hibride elektrike, që do të thotë, se avioni do të dëgjohet më pak në fluturim, duke reduktuar prodhimin e nxehtësisë prej tij, ndërsa nga ana tjetër do të jetë më i vështirë për t’u zbuluar.

Avioni i ri do të zëvendësojë brezin e tanishëm të avionëve Rafale dhe Eurofighter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA