Dënohet me 15 vite burg në Itali për trafikun e drogës Shqipëri-Itali, Moisi Habilaj.

Më saktë dënimi i tij i plotë është 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg.

Sipas asaj që raporton meridionews, agjensi lajmesh në Katania, Habilaj, i njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, u arrestua në tetor të vitit 2017.

Media italiane shkruan se i afërmi i politikanit, që ndodhej në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, duke vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve italianë dhe shqiptarë.

Avokatët e tij mbrojtës, Giuseppe Ragazzo dhe Maria Caltabiano, thanë në seancë gjyqësore se Moisi Habilaj ka pasur rol të thjeshtë në këtë organizatë kriminale, atë të transportuesit. Dhe për këtë arsye, ata kërkonin që mbi Habilajn mos të rëndonte edhe akuza e kreut të grupit.

Por gjykata nuk e mori parasysh mbrojtjen duke e dënuar atë më rëndë nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit. Nezar Seiti i njohur edhe si financieri i grupit u dënua me 7 vjet e pesë muaj, Meridian Sula, 8 vite e e 4 muaj. Ndërsa dënime të rënda morën edhe dy italianet Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj dhe Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA