Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës ka shtyrë vendimin për çështjen Skënderbeut për datën 12 korrik.

Kur pritej të zbardhje gjithçka brenda kësaj jave, për të mësuar rreth çështjes së skuadrës korçare, ka qenë një njoftim zyrtarë i CAS që shtyn gjithçka për gati një muaj.

Skuadra e Skënderbeut është dënuar me 10 vite pezullim nga aktivitete europiane për shkak të dyshimeve për trukim ndeshjesh. Një akuzë e ngritur në bazë të dyshimeve dhe një vendim maksimal i dhënë për skuadrën shqiptare, të cilët e konsiderojnë të papranueshëm.

Për këtë arsye Gjithçka aktualisht ndodhet në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës pasi në shkallët e drejtësisë sportive të UEFA-s nuk u arrit që Skënderbeu të gjente drejtësinë e kërkuar.

Seanca dëgjimore e palëve është bërë në mesin e muajit prill ndërkohë që paneli dëgjues i CAS në shkresën e fundit kërkon sërish kohë, deri në vendimin përfundimtar të kësaj Gjykate. Drejtuesit e Skënderbeut kanë kërkuar zerimin e dënimit dhe një dëmshpërblim financiar nga UEFA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA