Balla në “Open”, zyrtari i parë i PS që flet për përgjimet e reja të Bild
19/06/2019 21:23
Taulant Balla ka qenë zyrtari i parë socialist që ka folur për përgjimet e reja të Bild.
Duke folur në emisionin Open të Eni Vasilit, numri dy i PS-së deklaroi se ata që flitet në përgjime janë bërë të ditur nga Lulzim Basha prej 3 vitesh por asnjë nga PS nuk ka qenë nën hetim nga prokurori që ka shpërndarë CD-të.
Balla tha se PD ka pasur të gjithë instrumentet juridikë që të ngrinte komision hetimor apo të kontestonte rezultatin.
Top Channel