Në çdo vend që kalon të kap veshi biseda rreth situatës politike. Në kafene, parqe, autobusa të gjithë i dëgjon teksa flasin për tensionin politik që ka shoqëruar Shqipërinë kohët e fundit.

“Shumë na ka shqetësuar, e pe ç’ishte bërë në Shkodër? Pse shqiptarë jemi. Vëllezër me vëllezër, motra me motra”, thotë një qytetar.

“Aq na ka stresuar, sa se ke idenë. Stres i madh. Kur s’ka qetësi shqetësohet njeriu”, thonë të tjerë.
Nga njëra anë vendimi i Presidentit Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve, e nga ana tjetër kryeministri Edi Rama që këmbngul se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Kjo mosmarrëveshje mes grupimeve politike ka krijuar kaos në KZAZ-të në vend, megjithatë të pyetur nga Top Channel shqiptarët janë të ndarë në opinionet e tyre për zgjedhjet vendore. Disa mendojnë se vota është e drejta themelore e demokracisë, ndaj dhe do të shkojnë të votojnë, të tjerë nuk janë dakord të japin votën e tyre pa patur mundësi zgjedhje si dhe ka nga ata që janë ende skeptikë.

“Nëse bëhen zgjedhje më 30 qershor, do shkoni të votoni?

A do shkoj të votoj, po patjetër. Unë do shmangem nga përplasjet, skam punë unë. Opozita ka përjashtuar veten. Kur vret veten, as shejtani sta merr gjakun thotë populli…”, thonë disa të tjerë .

“Tani për tani se di, situata është shumë problematike. Në ato momente, si dihet çdo bëjmë, por deri tani mendja thotë jo.

Jo, pse të shkoj të votoj, tani sduhet të bëhen zgjedhjet por kur të arrijnë në një mendje të gjithë.

Opozita ska punë te unë, secili ka këmbët e veta.

Unë do tregoj kulturën time dhe edukatën time për të shkuar, t’i nuk ke të drejtë të më pengosh. Do të të jap arsye. Pastaj sbesoj se do duam të
përsërisim një 97 të dytë. Duhet të kemi zënë mend.

Mos është një truk politik me ne popullin??!”, ishin këto disa nga opinionet e qytetarëve.

Top Channel