Së fundmi po diskutohet që bebet të bëjnë një vaksinë për diabetin, në mënyrë që minimizojnë me rreth 33 % prekjen nga kjo sëmundje gjatë jetës. Një studim amerikan nga universiteti i Miҫiganit, zbuloi se fëmijët e vaksinuar kanë më pak rrezik që të preken nga diabeti i tipit 1.

Kjo vaksinë është në formën e pikave dhe bëhet në muajt e parë të jetës.

Në SHBA, ҫdo vit, 17,900 fëmijë dhe të rinj nën moshën 20 vjeç janë diagnostikuar me diabet tip 1. Kjo është një sëmundje e cila edhe pse trajtohet me kura, ka gjasa që të zgjasë përgjithmonë për personin që e vuan.

Ekspertët të cilët morën në shqyrtim rreth 1.5 milion fëmijë që e kanë bërë ose jo vaksinën, theksojnë se ata kanë prova të forta që kjo vaksinë funksionon dhe duhet të futet në listën e vaksinave që iu bëhen fëmijëve. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve propozojnë që bebet të marrin dozën e parë të vaksinës midis moshës 2 dhe 4 muajsh.

Ndërsa në Britani ka raste që kjo vaksinë është bërë edhe më herët, në moshën 8 deri 12 javësh. Nëse kjo vaksinë do të aplikohet rregullisht, pritet që ҫdo vit të ketë rreth 8 fëmijë më pak të prekur nga Diabeti për ҫdo rreth 100.000 mijë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA