Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e ftuar sonte në Open, ka komentuar situatën e fundit që po ndodh atje, ku siç u raportua një klasë brenda shkollës Shejnaze Juka i është vënë zjarri nga përfaqësues të PD.

“Mesa di unë nuk po digjet shkolla, por KZAZ-të që nuk duhet të ishin aty sipas vendimit të presidentit. Aty po digjen thjesht kartona, jo ambjente shkollore, flakët janë diku në fillim të shkollës”, tha Ademi duke mohuar raportimet e fundit në media.

Ademi deklaroi se nuk duhet të ketë materiale zgjedhore në një shkollë.

Ndërsa në lidhje direkte në emision gazetari i Top Channel Klodian Zhivani njoftoi se rreth 50-60 për qind e materialeve zgjedhore janë djegur.

Ndër të tjera ai raportoi se ka pasur përplasje të forta edhe fizike mes FNSH dhe përfaqësuesve të PD.

  Shkodër/ Shpërthehet KZAZ-ja në shkollën Shejnaze Juka, përfaqësuesit e PD i vënë flakën një klase

Top Channel