Incidenti më i rëndë që prej çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti ndodhi në Tropojë. Siç raportohet disa persona kanë hyrë në KZAZ-në numër 9 duke larguar materialet zgjedhore. Banorët kanë dërguar në Top Channel video nga çastet kur në mjediset e KZAZ hyn një turmë me njerëz që thërrisnin “Rama ik”.
Tensionet vazhduan edhe në Shkodër për të dytën ditë me radhë në KZAZ nr.2. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe punonjësit e bashkisë së Shkodrës, nuk kanë lejuar hapjen e derës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në momentin që komisioneret e Partisë Socialiste kanë tentuar të futen në ambientet e godinës, militantët e opozitës të mbështetur nga policia bashkiake e Shkodrës i kanë bllokuar duke mbyllur dyert.
Kryetarja e bashkisë voltana ademi akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të autonomisë vendore.
Në Ëezhë, edhe pse kanë marrë urdhër për lirimin e ambienteve nga Bashkia e drejtuar nga një kryetar i djathtë, kryetari i KZAZ 13 në Lezhë, Ermal Paçaj, thotë se nuk do të ketë ndërprerje të punës pa urdhër të KQZ.
Nga Vlora ku një urdhër i tillë është dhënë nga kryetari i bashkisë Selenicë përgjigjen e dha ministri Sander Lleshaj: “Referuar situates në Selenicë mbi vendimin për largimin e materialeve zgjedhore, nëse do të ketë ndërhyrje apo tentativë, dua te them se afati i kryetareve te bashkisë mbaron tani. Ndaj është absurde të mendojmë se ai lufton me forcë për të zgjatur mandatin e tij. Ndërsa kryetarit të bashkise Selenicë i them të heq nga fjalori fjalën forcë. U bëj thirrje te kthjellohen, nëse do të bëjnë veprime kundër ligjit do të përballen pikërisht me ligjin”.
Top Channel