Nxënësit e klasës së 9 po përballen me të njëjtat emocione si maturantët.

Mëngjesin e të martës, në orën 10 nxënësit i janë nënshtruar provimit të dytë të lirimit, atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë, ku 2 orë e gjysmë ka qenë koha në dispozicion për ta përfunduar.

Njëjtë me mënyrën e organizimit të maturës shtetërore. Pas provimit të parë, atij të gjuhës së huaj më 10 qershor dhe gjuhë letërsisë ditën e sotme, minimaturantët i pret provimi i fundit, ai i matematikës më 21 qershor.

Megjithatë, rezultatet e provimeve që mbyllin ciklin 9 vjeçar nuk janë kriter për regjistrimin në shkollën e mesme.

Por që sic thonë dhe nxënësit “provimet e lirimit” i përgatisin për sfidat në gjimnaz.

Top Channel