Provimet e minimaturës/ Sot u testuan nxënësit e 9 vjeçares për gjuhën dhe letërsinë
18/06/2019 20:05
Nxënësit e klasës së 9 po përballen me të njëjtat emocione si maturantët.
Mëngjesin e të martës, në orën 10 nxënësit i janë nënshtruar provimit të dytë të lirimit, atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë, ku 2 orë e gjysmë ka qenë koha në dispozicion për ta përfunduar.
Njëjtë me mënyrën e organizimit të maturës shtetërore. Pas provimit të parë, atij të gjuhës së huaj më 10 qershor dhe gjuhë letërsisë ditën e sotme, minimaturantët i pret provimi i fundit, ai i matematikës më 21 qershor.
Megjithatë, rezultatet e provimeve që mbyllin ciklin 9 vjeçar nuk janë kriter për regjistrimin në shkollën e mesme.
Por që sic thonë dhe nxënësit “provimet e lirimit” i përgatisin për sfidat në gjimnaz.
Top Channel