56 milionë lekë është gjoba që Agjencia e Barnave i ka faturuar Kompanisë “CFO Pharma”,  për tregtimin e barit soludamin, kundrejt një çmimi abuziv 18 herë më shumë se sa e kishte miratuar Komisioni i Çmimit të Barnave .

Gjoba i është nisur me  postë Kompanisë pasi ekipi i punës  pranë Agjencisë së Barnave bëri përllogaritjet  e të gjitha faturave hyrëse dhe dalëse  të “CFO Pharma”, në lidhje  me soludaminën që u ka shitur depove farmaceutike deri tek farmacitë.

Pak më herët  pasi investigoi në  treg menjëherë pas një kronike  të transmetuar     në Top Channel,  Agjencia e Barnave, nëpërmjet një deklarate qartësoi së falsifikimi  i pullës së barit si dhe ndryshimi i çmimit  penalizohet me gjobë sa 10 fishi i përfitimit abuziv, bazuar kjo në ligjin e barnave .

Bazuar në vlerën e gjobës  përllogaritet se  nga shitja e soludaminës  me çmimin 18 herë më shumë se sa ishte përcaktuar , kompania “CFO PHarma”, u ka vjedhur xhepave të  shtetasve shqiptarë 5.6 milionë lekë, pa llogaritur këtu fitimin me çmimin e përcaktuar të medikamentit . Por përveç kësaj gjobe në vlerën 56 milionë lekëve kreu i “CFo PHarma”, pritet të përballet edhe me drejtësinë pasi falsifikimi i pullës së barit konsiderohet shkelje penale. Për këtë në Prokuroi është depozituar dosja kundrejt “CFo Pharma”.

Top Channel