“450 euro në ditë harxhon një turist, ne kemi 12 milionë në vit”, debat në ‘Top Story’, eksperti: Nuk janë realë, 4 milionë janë shqiptarë që vizitojnë familjet
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me presidentin Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit se “vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.”
Duke theksuar se vizat nuk kanë asnjë shans që të rikthehen, Rama kërkon nga Meta që të shqetësohet vetëm për “vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit”, duke e akuzuar se është pjesë e “frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë”.
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp”, shkruan Rama.
Meta deklaroi sot se po vëren me shqetësim situatën, sidomos pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave dhe deklaratës së komisionerit Avramopoulos që paralajmëroi së fundmi masa kundër Shqipërisë.
Top Channel