Pas letrës që PD i drejtonte ministrit Lleshaj, se informimi për rrezikun ndaj kreut të PD është bnërë në shkelje të procedurave dhe se bëhet për ta shantazhuar atë, presidenti i vendit, Ilir Meta ka thërritur në takim drejtorin e SHISH-it, Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se Presidenti ka thërritur dy drejtuesit e institucioneve në një takim në zyrën e tij në Presidencë për t’u njohur në lidhje me kanosjen që dyshohet se i është bërë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

  “Kërcënohet Lulzim Basha”, PD letër Lleshajt: Ke shkelur çdo procedurë, po bën shantazh

Lëvizja e Kreut të Shtetit vjen vetëm pak pas letrës që PD-ja, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojën e Bashës, Feim Dollapaj, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta.

Bardhi aludon se Dollapaj është thirrur në zyrë për të shantazhuar kreun e PD.

Top Channel